UBT News

Zyrtare: Bayerni transferon shokun e Myrto Uzunit

Bayern Munichu e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Granadan për transferimin e Bryan Zaragozas.

Zaragoza do t’i bashkohet Bayernit për sezonin 2024/25, ndërsa do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me kampionin gjerman.

“Bryan Zaragoza është një anësor shpërthyes, shumë i shpejtë dhe jashtëzakonisht i shkathët, i cili mund të luajë në të dyja anët. Ai është i paparashikueshëm, mund të shënojë dhe është shumë i mirë një kundër një. Ai ka bërë tashmë debutimin e tij për Spanjën këtë vit dhe ka shumë potencial. Bryan është një nga lojtarët e ardhshëm të Spanjës dhe ka qenë në radarin tonë për një kohë. Ai do të rrisë opsionet tona sulmuese. I urojmë atij fat të mirë për pjesën tjetër të sezonit me Granadan dhe mezi presim që ai të na bashkohet gjatë verës”, tha Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayernit.

Zaragoza iu bashkua Granada U19 nga klubi i Conejito de Malaga në vitin 2019 para se të kalonte një sezon në huazim te skuadra e Ejido. Deri tani, Bryan ka arritur të bëjë 51 paraqitje në të gjitha garat për Granadan, duke shënuar 10 gola dhe duke regjistruar tre asistime.

Gjithashtu, Zaragoza është bashkëlojtar me yllin shqiptar, Myrto Uzuni te Granada.

Exit mobile version