UBT News

Zyrtare, Bayerni e zyrtarizon Negelsmanin si trajner të ri

Bayern Munich ka emëruar Julian Nagelsmannin si trajnerin e tyre të ri. 33-vjeçari, i lindur në Bavari, do të transferohet në Mynih nga RB Leipzigu më 1 korrik 2021 përpara se të fillojë sezoni i ri, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionët gjermanë deri më 30 qershor 2026.

Kjo vjen pasi Bayerni u pajtua me kërkesën e trajnerit aktual, Hansi Flick, për t’i dhënë fund kontratës më 30 qershor 2021, dy vjet më herët se data e skadimit zyrtar.

Exit mobile version