UBT News

Zyrtare: Barcelona përforcon mesfushën

Përmes një komunikate zyrtare, Barcelona ka njoftuar për transferimin e mesfushorit Oriol Romeu nga skuadra e Gironas.

Barcelona dhe Girona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Romeut, i cili ka nënshkruar me kampionin spanjoll për tri vitet e ardhshme.

Kontrata e re do ta mbajë Romeun në “Camp Nou” deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërsa klauzola e lirimit të lojtarit do të jetë plot 400 milionë euro.

Romeu rikthehet te Barcelona pas 12 vitesh. Ai erdhi te Barça në vitin 2004 ku iu bashkua akademisë La Masia në vitin 2004, ndërsa debutimin profesional e bëri në sezonin 2010/11, ku atë sezon bëri dy paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Exit mobile version