Një marrëveshje është arritur mes Barcelonës dhe Inigo Martinez që ky i fundit t’i bashkohet kampionit spanjoll, pasi që kontrata e tij me Athletic Bilbaon ka përfunduar.
Martinez do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare e cila do ta mbajë atë te Barcelona deri më 30 qershor të vitit 2025.
Gjithashtu, Barcelona ka përfshirë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh në kontratën e Martinez.