Përmes një komunikate në faqen zyrtare, KB Prishtina e ka konfirmuar se Arti Hajdari është transferimi më i ri i klubit.
Hajdari, i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe së fundmi te Peja, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me KB Prishtinën.
“Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%)”, shkruante në komunikatën e KB Prishtinës.