Pas shumë spekulimeve, më në fund është zyrtare klubi i ri i Armando Sadikut.
Sulmuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk, tek skuadra Erzurumspor.
Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zyrtarizuar Sadikun si përforcimin e ri.
“Ramë dakord me Armando Sadikun për parimin. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t ‘ i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Erzum e ka bërë një video tejet interesante në publikimin e lajmit se kanë nënshkruar me Sadikun.
Gjithsesi detajet financiare nuk janë bërë publike, por vlen të ceket se Sadiku i është bashkuar klubit turk si lojtar i lirë. /Telegrafi/