UBT News

Zyrtare: Aguero mungon 10 javë

Problemet po rriten për Ronald Koeman dhe Barcelonën. 

Trajneri holandez jo vetëm që nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Leo Messin në sulmin e Barçës, por ai gjithashtu nuk do të ketë Kun Agüero për fillimin e edicionit. 

Barcelona e ka konfirmuar se Aguero do të mungojë 10 javë për shkak të dëmtimit që pësoi në këmbën e djathtë.

Barcelona njoftoi dje në mesditë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë. 

Ylli argjentinas i është nënshtruar testeve këtë mëngjes që tregojnë se lëndimi do ta pamundësojë atë të jetë në dispozicion të Koeman deri në nëntor.

Dje, tashmë ishte menduar se lëndimi ishte i rëndë, pasi Aguero nuk mori pjesë në lamtumirën e mikut të tij të ngushtë Leo Messi as nuk ishte në prezantimin e ekipit në Trofeun Joan Gamper. /Gazeta Express/

Exit mobile version