Klubi i njohur turk, Konyaspor, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me lojtarin e Kosovës, Zymer Bytyqi.
Është vet klubi turk, Konyasport që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Bytyqit, me të cilin ka lidhur kontratë për dy vite e gjysmë.
“24-vjeçari Zymer Bytyqi, i cili luajti në Viking, një nga skuadrat norvegjeze dhe që mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tonë”.
“Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në 154 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 30 asistime”.
“Bytyqi do të veshë fanellën me numër 14 në Ittifak Holding Konyaspor”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.
Me transferimin e Bytyqin, Konyaspor ka tashmë tre shqiptarë në ekip, pasi më parë aty kanë bërë vend Sokol Cikalleshi dhe Erdon Daci./UBTNews