Atleti kosovar, Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë për nder të festës së flamurit. Ai do ta vrapojë në një distancë prej 260 kilometrash për festën e 28 Nëntorit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i sportit, Granit Rugova i uruan atij rrugëtim të mbarë.
“I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama në Facebook.