Kompania zvicerane e hekurudhave ka thyer rekordin për trenin më të gjatë të udhëtarëve me udhëtimin në një prej hekurudhave më mahnitëse që përshkon Alpet.
Kompania Rhaetian Railway drejtoi trenin 1.9 kilometra të gjatë të përbërë nga 100 karroca. Treni përshkoi rrugën nga Preda në Berguen.
Shtegu është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 2018 dhe përbëhet nga 22 tunele dhe 48 ura, përfshirë urën e lakuar në Landwasser Viaduct.
Mediat e huaja raportojnë se udhëtimi ka zgjatur një orë./UBTNews/