Andi Zeqiri dhe Albian Hajdari janë ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin për dy miqësoret e marsit.
Këto ndeshje do të luhen ndaj Irlandës dhe Luksemburgut.
Por, do të mungojnë Granit Xhaka, i cili ka marrë pushim me leje për shkak se po bëhet baba, dhe Ardon Jashari i lënduar te Club Brugge.
Ky lajm ka shkaktuar polemika të shumta në rrjet duke komentuar se Xhaka do t’i mungojë miqësoreve të muajit mars. /UBT News/