UBT News

Zvicra do të rihapë ambasadën e saj në Kiev

Zvicra po rihap ambasadën e saj në Kiev pas dy muaj e gjysmë mbyllje të përkohshme, tha në një deklaratë departamenti zviceran i punëve të jashtme.

Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë së bashku nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis dhe kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) dhe bazohet në një “analizë të thellë të situatës së sigurisë” në Kiev.

Pesë punonjës të FDFA-së do të kthehen në Kiev gjatë “ditëve të ardhshme”, shtohet në deklaratë.

Ambasada është mbyllur që nga data 28 shkurt, katër ditë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

“Gjatë fazës së parë, ambasadori Claude Wild do të kthehet me një ekip prej katër punonjësish”, thuhet në deklaratë.

“Ambasada zvicerane do të vazhdojë të punësojë stafin vendas ukrainas”.

Deklarata shtoi se nëse situata përkeqësohet dhe lind një emergjencë, ekipi duhet të jetë në gjendje të largohet nga vendi në një njoftim të shkurtër.

Të mërkurën, flamuri i SHBA-së u ngrit mbi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kiev për të shënuar rifillimin zyrtar të operacioneve të Ambasadës së SHBA në kryeqytetin ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version