UBT News

Zviceranët votojnë kundër ndalimit të testimit të kafshëve

Votuesit në Zvicër me shumicë të madhe në referendum hodhën poshtë iniciativën për ndalimin e testimit të kafshëve.

Sipas të dhënave të Qeverisë, 21% e votuesve votuan në favor të ndalimit të testimit dhe 79% e tyre ishin kundër.

Duke komentuar votimin, senatori i Lucernit, Andrea Gmur i tha agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se “zviceranët e kuptuan se ndalimi i testimit do të rrezikonte shëndetin e kafshëve dhe njerëzve”.

Të dielën, votuesve iu kërkua të vendosin edhe nëse do të rrisin mbështetjen financiare për mediat lokale dhe për të shtrënuar kufizimet rreth duhanit. Rezultatet e referendumit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në dy nga industritë kryesore të vendit – sektorin farmaceutik dhe gjigantët e duhanit që kanë selinë në Zvicër./UBTNews

Exit mobile version