Me golin e vetëm të realizuar nga Breel Embolo dhe të asistuar nga Xherdan Shaqiri, Zvicra e ka nisur mbarë rrugëtimin në Kampionatin Botëror duke e mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në “Al Janoub Stadium” ishte e vlefshme për grupin G të këtij kompeticioni, ndërsa goli i Zvicrës erdhi në minutën e 48’ kur një kundërsulm i shpejtë që kaloi nëpër këmbët e Shaqiri u konkretizuar me gol nga Embolo.
Më i miri në fushë ishte portieri i Zvicrës, Sommer, kurse Xhaka dhe Shaqiri u vlerësuan me notën 6.9 për paraqitjet e tyre.
Këto janë notat e të gjithë lojtarëve:
Është kjo një nisje mjaftë e mirë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri duke ditur se grupi është mjaftë i vështirë pasi në përbërje ka edhe Brazilin dhe Serbinë.
