UBT News

Zouma dënohet rëndë pas dhunës ndaj maces së tij

Kurt Zouma i është shmangur burgut pasi që u shfaqën pamjet e tij duke shkelmuar dhe goditur me shuplakë macen e tij të llojit Bengali.

Mbrojtësi 27-vjeçar i West Hamit u deklarua fajtor për dy akuza për shkaktimin e vuajtjeve të panevojshme drejt një maceje, pasi që e kishte fajësuar këtë të fundit për dëmtimin e një karrigeje.

Në videon e publikuar, Zouma shihet duke e goditur macen e tij në kuzhinë, duke e gjuajtur me këpucë dhe duke e goditur me shuplak në dorë.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Thames, francezit iu ndalua të mbante mace për pesë vjet dhe u urdhërua të kryente 180 orë shërbim në komunitet.

Gjykatësja e qarkut Susan Holdham i përshkroi veprimet e Zoumas si ‘të turpshme dhe të dënueshme’.

Ndërkaq, videon e incidentit në fjalë mund ta gjeni më poshtë.

Exit mobile version