Edhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar votimin e Kryeministrit Kurti në zgjedhjet e sotme në Shqipëri.
Zogaj me anë të një statusi në Facebook, ka thënë se ky veprim i Kurtit s’është naiv, por qëllimkeq dhe nën dëm të Kosovës dhe Shqipërisë.
Më poshtë postimi i plotë:
Vuciqi/Serbia i kontrollon tri shtete ne rajon, pershire Kosoven, dhe ne vazhdimesi ankohet per poziten e Serbise ne Ballkan, ndersa, Albini/Kosova nuk e kontrollon as veten, e nderkohe ben keso salltash kinse KM i Kosoves shkon dhe voton ne Shqiperi. Ky veprim s’eshte naiv, kjo eshte qellimkeqe ne thelb, ne dem te Kosoves dhe te Shqiperise njekohesisht.