Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka shprehur skepticizëm për seancën konstituive të sotme në Kuvend, duke thënë se nuk pret asgjë të re pasi nuk ka ndryshim të rrethanave që do të ndikonte në rezultat.
Para mediave, Zogaj e ka quajtur situatën “të turpshme” dhe ka theksuar se seancat aktuale nuk po arrijnë të dalin nga ngërçi politik.
“Ideja e seancave është të ushtrohet presion për të gjetur një zgjidhje, por deri tani këto takime nuk kanë sjellë rezultate. Ekziston një hendek i madh mes Vetëvendosjes dhe LDK-së,” tha ai.