UBT News

Zoë Kravitz flet për transformimin e Robert Pattinson në rolin Batman

Aktorja e njohur e cila luan rolin e Catwoman, ka treguar se e ka “parë pak” filmin e ardhshëm të “The Batman”, përcjell UBT News.

Ndonëse ajo nuk lejohet të flet shumë rreth përmbajtjes së filmit, ajo shtoi se aktori Robert Pattinson si Crusader Caped, është aktori i duhur për këtë rol.

“Rob është perfekt për këtë rol. Ai ishte i pabesueshëm. Transformimi i tij ishte jashtë kësaj bote”, tha ajo.

Ajo shtoi, “[drejtori] Matt Reeves ka shumë zemër dhe ai kujdeset aq shumë për këta personazhe. Shpresoj që fansat ta pëlqejnë sepse kemi bërë shumë punë për këtë”./UBTNews/

Exit mobile version