Një zjarr i madh shpërtheu në Parkun Kombëtar të Vezuvit në Terzigno, një komunë në Napoli, ku bombarduesit e ujit Canadair po kryejnë operacione ajrore për të shuar zjarrin në zonën pyjore.
Për momentin, flakët që kanë shpërthyer qe nga dita e premte, mbeten larg qendrave të banuara, por situata është ende jashtëzakonisht kritike duke pasur parasysh gjerësinë e zonës së përfshirë, raporton ANSA.
Situata e zjarrit në Vezuv është duke u përmirësuar pak, tha Francesco Ranieri, kryetar i bashkisë së Terzignos (Napoli), i cili po ndjek operacionet e shuarjes së zjarreve në zonë.
“Sot do të jetë një ditë vendimtare. Unë besoj shumë në forcat e mrekullueshme që janë vënë në vend”.
Zyra e prokurorit të Nolas (Napoli), ka hapur një dosje mbi zjarrin që ka shkatërruar qindra hektarë bimësi në Vezuv. Sipas asaj që është mësuar, për momentin hipotezat e krimit nuk janë përcaktuar, në pritje të raportit që do të paraqitet nga karabinierët pyjorë, dhe as nuk ka të dyshuar.