Rreth orës 13:00, zjarri ka përfshirë zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci njoftoi për UBTNews se nga ana e zyrtarëve policorë që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit, dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit.
“Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, njoftoi ai./UBTNews