Situata në Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit. Ndërkohë zjarri ka djegur disa koshere bletësh, teksa këto të fundit thuhet se vërtiten dhe kanë pushtuar fshatin.
Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen ri-ndezjes së tyre.
Zjarri vijon të jetë aktiv në mal dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.