UBT News

Zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë tokë në disa shtete evropiane

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë intensivisht për të kontrolluar zjarrin që ka pushtuar provincën jugore të Huelva-s në Spanjë, Villarrasa, ku janë djegur më shumë se 600 hektarë dhe banorët janë detyruar në evakuohen.

Vatrat e zjarrit kanë djegur 1.000 hektarë edhe në provincën Tarragona (rajoni jugor i Katalonjës), të cilat kanë qenë aktive edhe gjatë ditës së dielë.

Më shumë se 100 zjarrfikës dhe 12 aeroplanë kanë qenë të pranishëm në terren për të menaxhuar flakët.

Zjarret e verës kanë pushtuar edhe disa rajone franceze.

Helikopterët hedhin herë pas here ujë mbi vatrat që tashmë kanë djegur 850 hektarë bimësi në malin Alaric, në rajonin jugor francez të Aude.

Situata është emergjente edhe në Sardenjë, ku nga zjarret janë evakuar gati 400 njerëz.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por dëmet materiale janë të shumta. Shteti fqinj u ka kërkuar ndihmë vendeve evropiane.

Exit mobile version