Zjarre të shumta janë përhapur në pjesë të Evropës Jugore, duke shkatërruar fshatrat spanjolle dhe greke, si dhe duke detyruar rreth 1000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin italian të Sardenjës.
Qeveria lokale e Sardenjës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të dielën, për shkak të asaj që e përshkroi si një katastrofë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ende nuk është e mundur të vlerësohen dëmet e shkaktuara nga zjarret që janë ende në vazhdim në zonën e Oristano,” tha presidenti i rajonit të Sardenjës, Christian Solinas në një deklaratë të hënën.
Derisa bimësia është shkatërruar, biznese e shtëpi janë djegur dhe shumë kafshë të ngordhura, shtoi ai.
Të martën zëdhënësi rajonal Ignazio Artissu tha për CNN se vlerësimi aktual i sipërfaqes së djegur është rreth 20 mijë hektarë, por zyrtarët ende janë duke i vlersuar dëmet.
Artissu tha se shumica e zjarreve janë shuar dhe ata tani janë duke u përqendruar në marrjen e hapave të nevojshëm në mënyrë që ata të mos fillojnë përsëri.
Gjatë ditëve të fundit, rajoni vendosi 7 mijë e 500 njerëz dhe mbi 20 avionë për të luftuar zjarret. Italia ka marrë gjithashtu mbështetje nga vendet fqinje, me Francën dhe Greqinë që vendosin katër aeroplanë për të siguruar ndihmë në shuarjen e flakëve.