UBT News

Zjarr i madh në fabrikën e peshkut në Lezhë

Një zjarr i madh ka rënë në fabrikën e peshkut, në qytetin e Lezhës. Sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, shkruan A2.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

Exit mobile version