Bayern Munich nuk po kalon nëpër një formë të mirë nën drejtimin e Thomas Tuchelit këtë sezon dhe si duket aventurës së tij te bavarezët po i afrohet fundi.
Drejtuesit e klubit gjerman para disa javësh kishin filluar kontaktet me ‘ishin’ e tyre, Juilan Nagelsmann, mirëpo ai refuzoi të merrte postin e trajnerit për herën e dytë te Bayerni. Kështu sot ai zyrtarizoi marrëveshjen e re me Kombëtaren e Gjermanisë.
Në anën tjetër, sipas mediave spanjolle, 33-herë kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për ta ulur në stolin e trajnerit, legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane.
Zidane më parë kishte drejtuar vetëm Real Madrid-in, por që në këtë aventurë bilanci i tij është mbreslënës, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Liga-n.
“Mundo Deportivo”, ka bërë të ditur se edhe për vetë Zidane, Bayern Munich cilësohet si një prej klubeve që plotësojnë kushtet të cilat kërkon ai për një projekt ambicioz, si për historinë që ka, ashtu edhe për projektet afatgjata që ndërton.
Palët pritet të vihen në kontakt në javët e ardhshme, për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme./UBTNews/