UBT News

Zinchenko fitoi titullin me Manchester Cityn, ia dedikon Ukrainës

Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij Manchester City, futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko ka thënë se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Duke folur për Sky Sports pasi vendosi flamurin ukrainas rreth trofeut të Premier League, Zinchenko e quajti atë një moment të paharrueshëm.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas”, tha ai. “Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë atë”.

Zinchenko tha se koha që nga fillimi i pushtimit ishte “periudha më e vështirë në jetën time”.

Në një intervistë me Gary Lineker të BBC Sport menjëherë pas fillimit të luftës, mbrojtësi i Manchester City tha se nuk mund të numëronte sa herë kishte qarë që nga fillimi i pushtimit rus./UBTNews/

Exit mobile version