Infrastruktura sportive është ndër kushtet themelore për përmirësimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive si dhe ngritjen e sportit në nivelin e standardeve të pranueshme ndërkombëtare. Viteve të fundit janë bërë një numër i konsiderueshëm investimesh në sport. Mirëpo pavarësisht këtyre investimeve gjendja e infrastrukturës në vendin tonë ende lë për të dëshiruar.
Krejt në fillim, infrastruktura sportive ishte në një gjendje të mjerueshme. Investimet ishin minimale dhe objektet ekzistuese ishin në gjendje jo të përshtatshme për përdorim. Megjithatë nëpërmjet angazhimit të qeverive dhe ndihmës ndërkombëtare, Kosova ka përparuar në këtë aspekt.
Ndër zhvillimet më të rëndësishme është ndërtimi i stadiumeve të reja të futbollit. Ku përmes këtyre investimeve kanë përmirësuar infrastrukturën për sportet kolektive, duke krijuar hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e sportit në nivele të ndryshme.
Megjithatë edhe pse ka pasur progres në ndërtimin e objekteve të reja sportive, vendi ynë ende po ballafaqohet me sfida të mëdha në këtë drejtim. Një nga problemet kryesore është mungesa e investimeve të vazhdueshme në mirëmbajtjen e objekteve të cilat janë në shfrytëzim, të cilat shumë prej tyre janë në gjendje jo të mirë dhe kanë nevojë për rindërtim ose rikonstruktim të mëtejshëm.
Një tjetër sfidë është edhe përputhshmëria e këtyre objekteve sportive me standardet ndërkombëtare. Edhe pse disa prej tyre janë ndërtuar në përputhshmëri me këto standarde, ende ka mungesë të infrastrukturës së nevojshme për trajnim dhe zhvillim të sportistëve në nivele më të larta.
Për të adresuar këto sfida dhe për të vazhduar zhvillimin e infrastrukturës së sportit, është e nevojshme që qeveria e Kosovës të vazhdojë të investojë në këtë sektor, tërheqjen e investimeve dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për të siguruar mbështetje në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të tilla.
Në përfundim, infrastruktura sportive në Kosovë ka shënuar përparim të rëndësishëm në dekadat e fundit, por ende ka sfida për të përmbushur në vazhdim. Shpresojmë që me vullnet dhe investime të vazhdueshme, vendi ynë mund të ndërtojë një infrastrukturë sportive të përballueshme dhe të përshtatshme për të gjithë sportdashësit e saj./UBTNews/
Shkroi: Arti Haziraj