Këtu gjeni një përmbledhje të shkurtër rreth zhvillimeve të fundit kryesore sa i përket situatës në Ukrainë:
*Të paktën 23 civilë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në Zaporizhzhia nga një sulm rus në një kolonë civile.
*Putini do të mbajë një ceremoni të planifikuar nënshkrimi, ku ai pritet të aneksojë katër rajone të Ukrainës, rreth orës 1300 BST.
*Poashtu, Putini do të mbajë një fjalim madhor dhe këtë mbrëmje do të mbahet një koncert në Sheshin e Kuq të Moskës.
*Aneksimi i këtyre katër zonave ukrainase është duke ndodhur pas të ashtuquajturave referendume – të cilat u dënuan nga Ukraina dhe Perëndimi si mashtrim./UBTNews/