Humbja nga Rayo Vallecano i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman. Vendimin për shkarkimin e tij e mori presidenti i klubit, Joao Laporta, menjëherë pas ndeshjes, madje raportet nga Spanja theksojnë se ai as nuk e ka pritur një takim me trajnerin holandez.
Punën për ta gjetur një zëvendësues të Koemanit Barcelona e ka nisur menjëherë, dhe sipas asaj që raporton “Goal”, kjo pozitë i është ofruar legjendës së klubit, Xavi Hernandez.
Xavi momentalisht është trajner i skuadrës Al Sadd me të cilën ka një klauzolë lirimi dhe mësohet se dëshira e tij është që të bashkohet me ish-klubin e tij.
Barcelona raportohet se ka shprehur gatishmëri për të paguar pjesën e nevojshme të kontratës së tij me klubin nga Katari vetëm për të siguruar shërbimet 41 vjeçarit.
Ndryshe, Koeman ishte angazhuar si trajner i Barcelonës në gushtin e vitit 2020 duke zëvendësuar Quique Setienin.