UBT News

Zhegrova mund të përfitojë nga një ndryshim në listën e Juventusit për garat evropiane

Edon Zhegrova mund të ketë mundësinë të përfshihet në listën e Juventusit për garat evropiane, pas një situate të krijuar nga lëndimi i mesfushorit Manuel Locatelli.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventusi mund të shfrytëzojë mundësinë për të bërë një zëvendësim të përkohshëm në listën e lojtarëve për garat e UEFA-s.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një ndryshim në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rastet kur një futbollist pëson lëndim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për të paktën 60 ditë.

Kjo mundësi është krijuar te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, përfshirja e Zhegrovës në listën evropiane nuk është ende e sigurt. Reprezentuesi i Kosovës nuk figuron në listën aktuale të Juventusit dhe klubi duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA për ta bërë të mundur regjistrimin e tij.

Ndërkohë, Zhegrova këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në Serie A, ku ka realizuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

D.L

Exit mobile version