UBT News

Zhegrova shkëlqen: Përfshihet në ekipin elitar, i vlerësuar me notë 9.1

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në futbollin evropian me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Pavarësisht humbjes së Lille nga Paris Saint-Germain me rezultatin 1:3 në fundjavë, ylli kosovar ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushë.

Në këtë ndeshje, Zhegrova ishte protagonist i rëndësishëm për ekipin e tij, duke realizuar një gol të bukur që ngushtoi përkohësisht diferencën në rezultat. Kjo paraqitje e tij e shkëlqyer është vlerësuar jashtë mase nga specialistët, dhe “Livescore” e ka vlerësuar me notën 9.1, duke e përfshirë atë në ekipin ideal të javës së top-ligave evropiane përkrah Erling Haalandit dhe yjeve të tjera.

Kjo është hera e parë që Zhegrova realizon gol në Ligue 1 për këtë sezon, ndërsa ka shënuar gjithashtu 3 gola në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Performanca e tij vazhdon të jetë një burim krenarie për tifozët kosovarë dhe një dëshmi e talentit të tij në nivelin më të lartë të futbollit evropian./UBTNews/

Screenshot

Exit mobile version