UBT News

Zhduket një vajzë në Lipjan

Një vajzë është raportuar e zhdukur në qytetin e Lipjanit, pasi ka humbur  kontaktet me familjarët e saj.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar dje, më 17 qershor, rreth orës 14:00, nga babai i vajzës.

Ai ka deklaruar para autoriteteve se e bija kishte dalë nga shtëpia para dy ditësh dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për gjetjen e vajzës, ndërsa rasti po trajtohet me prioritet si “person i zhdukur”. /E.A/

Exit mobile version