UBT News

Zhduket gazetari i dytë pakistanez, familja pretendon se është rrëmbyer

Një gazetar i njohur i televizionit pakistanez, i cili njihet për mbështetjen e tij publike ndaj ish-kryeministrit Imran Khan, është zhdukur qe dy ditë.

Familja e Sami Abrahamit dhe televizioni i pavarur Bol, ku ai punon, thanë të enjten se ai është rrëmbyer.

Lajmi për zhdukjen e tij u konfirmua fillimisht në një postim nga policia në Twitter, disa orë pasi ai u zhduk. Televizioni raportoi se ai u kap nga njerëz të paidentifikuar.

Abrahami ka kundërshtuar prej kohësh publikisht qeverinë e pasuesit të Khanit, kryeministrit Shehbaz Sharif, dhe është një kritik i ushtrisë së fuqishme të Pakistanit, e cila ka drejtuar drejtpërdrejt vendin për gati gjysmën e 75 viteve të pavarësisë./UBTNews/

Exit mobile version