Erik ten Hag është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit pasi që e udhëhoqi Manchester United pa humbje në muajin shkurt.
Ten Hag e ndihmoi Unitedin të arkëtonte 10 pikë përgjatë katër ndeshjeve, duke mposhtur Crystal Palace, Leeds United e Leicester City dhe duke barazuar me Leeds.
Jashtë Premier Ligës, Ten Hag i udhëhoqi “Djajtë e Kuq” drejt trofeut të parë që nga viti 2017, duke e mposhtur Newcastle United 2:0 në finalen e Carabao Cup.
Ten Hag e fiton çmimin e trajnerit të muajit për herë të dytë këtë sezon, ku e kishte fituar më parë edhe në muajin shtator.
Ky çmim nënkupton gëzim të dyfishtë për Manchester United, pasi që Marcus Rashford u shpall lojtari më i mirë i muajit shkurt.
Ten Hag mposhti kolegët e nominuar si Antonio Conte dhe Marco Silva, pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh.