Karolina Bielawska u zgjodh “Miss World” të mërkurën, në edicionin e 70-të të konkursit në San Juan, Puerto Rico. Në këtë cermeoni organizatorët dhe garuesit u solidarizuan me ukrainasit teksa në skenë u ndezën qirinj.
Ky event u planifikua që të mbahej në dhjetor të vitit të kaluar, por për shkak të shpërthimit të pandemisë, u shtye për disa muaj.
Miss Amerika, Shree Saini, u zgjodh shoqëruesja e parë, ndërsa Olivia Yace e Bregut të Fildishtë u zgjodh shoqëruesja e dytë.
Përveç performancës së zakonshme, në këtë ceremoni u dhanë edhe mesazhe mbështetëse për Ukrainën pas pushtimit të paprovokuar të vendit nga Rusia, që është në kufi me Poloninë.
Në një segment, Toni-Ann Singh nga Xhamajka, e cila u kurorëzua “Miss Bota” në vitin 2019, interpretoi këngën “The Prayer” nga Celine Dion dhe Andrea Bocelli ndërsa ata në skenë dhe në audiencë mbanin qirinjtë lart./UBTNews/