UBT News

Zgjidhet kreu i FShF-së, Duka fiton mandatin e gjashtë si president

Sot në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të vitit 2022, Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka bërë zgjedhjen e presidentit, ku është rizgjedhur Armand Duka.

Armand Duka ka fituar sot mandatin e gjashtë të tij si president i FShF-së, ku në kandidaturën drejt këtij mandati e mposhti Suljeman Starovan dhe Driton Shakohoxhan.

Shakohoxha nuk ishte i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të FShF-së, kurse në këto zgjedhje, Duka morri 37 vota, në krahasim me Starovan që kishte vetëm dy sosh, kurse dy vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, tha Duka.

Duka është një biznesmen i njohur, i cili ka diplomuar në degën e ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kurse ka qenë në krye të FShF-së që nga viti 2002.

Po ashtu, Duka është edhe pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që nga viti 2019.

Exit mobile version