UBT News

Zgjedhjet në Kanada, Trudeau kryeministër për herë të tretë

Canada's Liberal Prime Minister Justin Trudeau speaks during his election campaign tour in Vancouver, British Columbia Canada September 13, 2021. REUTERS/Carlos Osorio

Ashtu siç edhe ishte parashikuar në sondazhe, do të jetë Partia Liberale e Justin Trudeau ajo që do të formojë sërish qeverinë e re në Kanada.

Me këtë fitore, që erdhi pas një fushate elektorale shumë të vështirë, ku pati në disa raste dhe tensione, Trudeau fiton mandatin e kryeministrit për herë të tretë.

Lajmi u dha nga mediat kanadeze të cilat nënvizojnë se pavarësisht fitores, liberalët nuk kanë mazhorancën dhe për këtë arsye do t’iu nevojitet ndihma e partive të tjera për të miratuar ligje të rëndësishme./A2

Exit mobile version