UBT News

Zgjedhjet në Japoni: Kryeministri Fumio Kishida shpall fitoren

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shpallur fitoren e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, përcjell UBT News.

Në një fitore të madhe për Kishida-n, i cili u bë kryeministër vetëm një muaj më parë, partia e tij siguroi më shumë se 233 vende në dhomën e ulët – të mjaftueshme për të qeverisur pa partnerin e saj të koalicionit Komeito.

LDP ka dominuar politikën japoneze për dekada, por u kritikua për trajtimin e pandemisë.

Paraardhësi i Kishidës, Yoshihide Suga dha dorëheqjen pas vetëm një viti në detyrë.

Kishida, 64 vjeç, ka synuar për një kohë të gjatë rolin e kryeministrit dhe ka shërbyer më parë si ministër i Jashtëm i vendit nga 2012 deri në 2017.

Përpara zgjedhjeve, Kishida kishte premtuar se do të shpenzonte triliona për të ndihmuar në mbështetjen e ekonomisë së tretë më të madhe në botë në vazhdën e pandemisë./UBTNews/

Exit mobile version