UBT News

Zgjedhjet gjermane: ‘Koalicioni i semaforit’ afër formimit të qeverisë

Kreu socialdemokrat, Olaf Scholz, duket se është një hap më afër për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë sot, pasi partia e tij filloi bisedimet zyrtare të koalicionit me Partinë e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë, shkruan Euronews, transmeton UBT News.

Scholz njoftoi se të tre partitë, të cilat kanë vende të mjaftueshme në Bundestag për të formuar një qeveri, ranë dakord se kishin mjaft të përbashkëta për të filluar negociata.

Koalicioni do të ketë ende nevojë për miratim nga udhëheqja e të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë.

Social Demokratët fituan zgjedhjet në Gjermani më 26 shtator me një diferencë të vogël me Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel që përfundoi i dyti, e që është rezultati i tij më i keq zgjedhor ndonjëherë.

Merkel, e cila drejton Gjermaninë që nga viti 2005, njoftoi në 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë./UBTNews/

Exit mobile version