UBT News

Zgjedhjet e pengojnë rimëkëmbjen ekonomike

Mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë nuk po e sheh të arsyeshme, Emrush Ujkani, nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE).

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha që mbajtja e zgjedhjeve është një barrë shtesë, ngase sipas tij, fokusi nuk duhet të ishin zgjedhjet, por rimëkëmbja ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.

“Në krejt këtë katrahurë, është e pakuptimtë mbajtja e zgjedhjeve, por nëse Qeveria e kaluar nuk i ka kryer detyrat e veta, ndoshta kjo është alternativa më e mirë. Në vend që të shikojmë rimëkëmbjen ekonomike, ne tash duhet të vazhdojmë tek fushatat elektorale”.

Mes tjerash, Ujkani shpreson që Qeveria e re të punojë sa i përket miratimit të ligjeve sidomos në fushën e rimëkëmbjes ekonomike.

“Le të vijë cilado parti, por vetëm le të punojë në të mirë të vendit”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e re do jetë aktive dhe të rishikojë të gjithë politika mbi investimet e huaja duke ndërmarr hapat të shpejtë edhe në zbatimin e MSA-së.

“E para dhe shumë e rëndësishme është zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, pra duhet të krijohet ajo infrastruktura e zbatimit të ligjit, të shfrytëzohen instrumentet e ndryshme financiare që të jenë në funksion të sektorit privat dhe në raport me investimet e huaja të synohet që të zbatohen Marrëveshja e Stabilizim Asociim (MSA)”, deklaroi Ujkani.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt, pas Gjykata Kushtuese mori vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti, për shkak të kontestimit të votës së deputetit Etem Arifi. Gjatë së mërkurës u.d e presidentes Vjosa Osmani vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 14 shkurt.

Exit mobile version