UBT News

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së

Pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kosova po përgatitet zyrtarisht për zgjedhje të parakohshme. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur sot konsultimet me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, për të koordinuar procesin elektoral që pritet të mbahet së shpejti.

Takimi ka nisur nën interesin e lartë të mediave, të cilat u lejuan të marrin pamje vetëm në nisje të bisedimeve. Ky zhvillim vjen menjëherë pas dështimit të djeshëm (28 prill) për të zgjedhur presidentin e ri, datë kjo që shënonte edhe afatin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Situata është rezultat i mungesës së një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe partive opozitare.

Pa një konsensus për emrin e presidentit, vendi mbetet pa udhëheqës të rregullt, duke e çuar automatikisht popullin sërish drejt kutive të votimit. /Ekonomia online/

Exit mobile version