Pozita e mirë gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut.
Për disa njerëz, pa dyshim aventura dimërore do të thotë të marrësh pasaportën dhe të ikësh në një vend me temperatura të ftohta dhe të shijohet bukuria e fshatrave. Por, këtë po e pamundëson virusi korona.
Derisa në vitet e kaluara, grupe të mëdha (mijëra njerëz) u zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e fshatit Zermatt, rrëzë Matterhorn-it emblematik, këtë vit duket se nuk ka shumë interesim, për shkak të përhapjes së Covid-19.
Këtë sezon, fshati Zermatt ka qenë relativisht i heshtur dhe nuk ka pasur numër të madh të turistëve.
Autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime në të gjitha sektorët e turizmit, duke prekur kështu të ardhurat që siguroheshin për këtë sezon turistik dimëror, veçmas në fshatin Zermatt, ku numri i turistëve vitin e kaluar theu çdo rekord. /Albinfo.ch