Ish portieri i Italisë, Walter Zenga ka lavdëruar Gianluigi Donnaruman dhe ka thënë se është njëri nga pesë liderët e Azzurri. “Ai i jep të gjithëve siguri”
Ish portieri i Milanit që do të largohet nga Serie A pas Euro 2020 për të kaluar në Paris Saint-Germain në Ligue 1, ka marrë lëvdata sot. Zenga ka impresionuar me atë se si Donnarumma ka arritur ta përballojë situatën dhe ka theksuar se ai duket si një portier më përvojë, pavarësisht moshës së re.
“Edhe unë do të luajë në tri ndeshjet e para”, ka thënë Zenga me humor për La Gazzetta dello Sport. “Pastaj, duke e njohur atë: një djalë i cili e di çfarë dëshiron nga jeta dhe të gjithë varën nga ai. Madje edhe në aferën Milan-PSG”.
“Kjo Itali ka pesë lider: dy karizmatikët, Bonucci dhe Chiellini, teknikën të cilën e ka Jorginho dhe imagjinatën që e ka Insigne. Pastaj kemi liderin e qetë, Gigio, për shkak se ai të gjithëve ua jep sigurinë. Ai është njëri prej atyre që ta jep ndjesinë për të qenë më të sigurt në fushë”.
“Krahasuar me mua, kur kam bërë debutimin tim në Seriua A në moshën 23 vjeçare, ai ka një avantazh më të madh. Ai është 22 vjeçar, ai tashmë ka bërë më shumë se 200 ndeshje me Milanin, ai ka luajtur edhe në kupa, ai tani po luan si startues në Euro 2020 dhe ai do të luajë si startues edhe me PSG”.