Ikona e modës, Zendaya njoftoi se do të mungojë në Met Gala për të tretin vit radhazi.
“Më vjen keq që i zhgënjej fansat e mi këtu, por do të punoj”, tha aktorja në eventin “Euphoria” For Your Consideration Emmys. “Vajza juaj duhet të punojë dhe të bëjë disa filma. Kështu që ju uroj të gjithëve më të mirat”.
Ylli i “Dune” premtoi se, si gjithmonë, do të kompensojë mungesën e saj gjatë gjithë vitit me pamje më të mira se kurrë në tapetin e kuq.
Hera e fundit që 25-vjeçarja doli në shkallët e Met ishte në vitin 2019. Ajo mahniti me një fustan “Cinderella” që ndryshonte ngjyrat në mënyrë magjike – me ndihmën e Fairy Godmother, dhe stilistit, Law Roach.
Nga viti 2015 deri në vitin 2019, aktorja mahniti me veshjet nga Fausto Puglisi dhe Versace./UBTNews/