Aktorja Zendaya, shkoi në shfaqjen e çmimeve me një fustan të purpurt me vija të gjelbra neoni që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Versace që Beyoncé kishte veshur për të interpretuar për herë të parë në BET Awards në 2003. Beyoncé interpretoi Crazy in Love, hiti i saj i parë si një artiste solo.
Zendaya përditësoi llogarinë e saj në Instagram me fotografitë nga eventi, dhe komentet ishin pothuasje të gjitha pozitive jo vetëm nga fansat, por edhe figura të shumta publike.
Ndër to edhe nëna e Beyoncé, Tina Knowles-Lawson i komentoi: “Të dua me këtë të mirë Versace! Beyonce veshi një të tillë në performancën e saj të parë solo në Bet Awards”.
Dhe një mori yjesh të tjerë duartrokitën veshjen e aktoes, ajo u quajt një “mbretëreshë” nga Willow Smith, “e preferuara e Zotit” nga Storm Reid dhe “absolutisht e pabesueshme” nga Donatella Versace.
Stilisti i Zendaya-s, Law Roach, konfirmoi se fustani ishte gjithashtu Versace, e huazuar nga arkivat e vitit 2003 dhe i veshur për herë të parë gjatë javës së modës pranverë / verë atë vit.
Çmimet 2021 BET, u rikthye fuqishëm pasi u bënë virtuale vitin e kaluar. Drejtuar nga ylli i “Empire” Taraji P. Henson, tema ishte “Viti i Gruas me Ngjyrë” dhe paraqiti katër fitore për Megan Thee Stallion./UBTNews