Muzeu “Madame Tussauds” në Londër zbuloi një figurë të re prej dylli të yllit Zendaya gjatë kësaj jave, por fansat thonë se nuk i përngjan asaj.
Figura është realizuar nga paraqita e saj e vitit 2016 në eventin e Humane Society të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo zgjodhi një kostum nga dizajnerja Stella McCartney.
Kur fotografitë filluan të shpërndahen në Twitter, disa përdorues thanë se figura prej dylli ishte interpretim i mirë, derisa të tjerët bënë shaka.
Disa thonë se ajo duket si stjuardesë, dikush tjetër komentoi se ajo duket sikurse personazh i ri i ndonjë filmi. Por pavarësisht shakave, kishte edhe të atillë që mendojnë se është një interpretim i mrekullueshëm i saj./UBTNews