UBT News

Zendaya i përgjigjet interesimit të Tom Holland për të luajtur në “Euphoria”

Zendaya ka komentuar interesimin e Tom Holland për të luajtur në serialin Euphoria.

Holland më parë kishte thënë se do të dëshironte t’i bashkohej Zendayas në Euphoria pas vizitës së setit gjatë xhirimeve të sezonit të dytë. Duke komentuar thashethemet dhe “peticionin e Holland për të siguruar një rol në shfaqje”, Zendaya konfirmoi se dyshja “kishin folur për këtë”.

Ajo shtoi për Entertainment Tonight, “Ai më mbështeti gjatë gjithë sezonit” duke shtuar se “ne bëjmë shaka ndonjëherë për ta futur atë fshehurazi në sfond dhe të shihnim nëse dikush do të mund ta dallojë atë”.

Krijuar dhe shkruar nga Sam Levinson, Zendaya në Euphoria luan rolin e Rue Bennett, një vajzë e droguar që del nga rehabilitimi që lufton për të kuptuar botën. Kjo fillon të ndryshojë me ardhjen e Jules, të luajtur nga Hunter Schafer.

Euphoria u rikthye me episodin e parë të sezonit të dytë me 9 janar, ndërsa episode të reja do të publikohen çdo javë./UBTNews/

Exit mobile version