“Euphoria” nuk është një “përrallë morale”, tha Zendaya pasi Drug Abuse Resistance Education kritikoi serialin hit të HBO se gjoja po e “lavdëron” përdorimin e drogës.
Grupi i themeluar gati 40 vjet më parë, lëshoi një deklaratë në fund të muajit të kaluar për të paralajmëruar kundër dramës së adoleshentëve, tani në sezonin e saj të dytë, pasi pretendon se ka përshkruar “në mënyrë të gabuar” përdorimin e drogës në shkollën e mesme.
Megjithatë personazhi kryesor i shfaqjes, Zendaya, ka mbrojtur shfaqjen në një intervistë me Entertainment Weekly, përcjell UBT News.
“Shfaqja jonë nuk është në asnjë mënyrë një përrallë morale për t’i mësuar njerëzit se si të jetojnë jetën e tyre ose çfarë duhet të bëjnë. Sido që të jetë, ndjenja pas ‘Euphoria’, ose çfarëdo që ne gjithmonë jemi përpjekur të bëjmë me të, është të shpresojmë që t’i ndihmojmë njerëzit të ndihen më pak të vetmuar në përvojën dhe dhimbjen e tyre” tha aktorja për gazetën.
Por D.A.R.E. ka thënë se shfaqja në thelb normalizon abuzimin me drogën nga adoleshentët duke e përshkruar atë si një aktivitet tipik jashtëshkollor midis gjimnazistëve.
Ata shtuan se është për të ardhur keq që disa iu kanë referuar shfaqjes si ‘novatore’, “në vend që të njohin pasojat e mundshme negative për fëmijët, të cilët sot përballen me rreziqe dhe sfida të shëndetit mendor”./UBTNews/