Zendaya është e njohur për talentin për aktrim dhe për stilin e veshjes. Ajo në një intervistë për revistën britanike Vogue foli për shëndetin mendor. Ajo tha se shëndeti mendor duhet të jetë prioritet, duke pranuar se “ndjek terapi për shëndetin mendor”.
25-vjeçarja foli edhe për hapat e saj drejt famës dhe dëshirën e madhe që të bëhet regjisore, ku rolin kryesor do ta kenë gratë me ngjyrë.
Zendaya ia rekomandon çdokujt që ka mundësi financiare të shkojë në terapi për shëndetin mendor.
“Sigurisht që unë shkoj në terapi. Dua të them, nëse dikush ka mjete financiare për të shkuar në terapi, unë do t’ua rekomandoja që ta bënin atë. Unë mendoj se është një gjë e bukur”, deklaroi ajo.
“E dini, nuk ka asgjë të keqe të punosh për veten dhe të merresh me ato gjëra me dikë që mund të të ndihmojë, dikë që mund të flasë me ty, që nuk është nëna jote apo ndonjë familjar. Dikë që nuk ka paragjykime”, deklaroi ajo më tej.
Edhe pse u bë mjaft e njohur me rolet e saj në filma, ajo këmbëngul të bëhet regjisore./UBTNews