Yjet e filmit “Spider-Man”, Zendaya dhe Tom Holland kanë konfirmuar romancën e tyre, në Los Anxhelos të enjten.
Çifti u fotografuan duke kaluar kohë së bashku dhe më pas ishin fotografuar duke shkëmbyer puthje në makinën e Holland, në lagjen Silver Lake, ku nëna e aktores banon.
Thashethemet se “Tomdaya” janë bashkë qarkullojnë për vite me radhë.
Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017 – në të cilin Holland luajti Peter Parker dhe Zendaya portretizoi shoqen e tij të klasës Michelle – burimet thanë se ata kishin filluar të shiheshin me njëri-tjetrin.
“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur atë privat dhe larg publikut, por ata kanë shkuar në pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me njëri-tjetrin”, kishte thënë një burim për revistën PEOPLE në vitin 2017./UBTNews